KRYEFAQJA » LAJME » Dosja Lazarati, kërkohen 57 vite burg për 5 të pandehur

Dosja Lazarati, kërkohen 57 vite burg për 5 të pandehur

I gjithë grupi nën akuzë për “pjesëmarrje në grup kriminal”, “kultivim të kanabisit”, “vrasje të mbetur në tentativë të efektivëve të policisë” dhe “mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake”, rrezikon dënimin me 57 vite burgim. Kërkesa me konkluzionet përfundimtare të prokurorisë është bërë në seancën e radhës për një proces i cili nisi më 8 korrik të 2015. Prokuroria kërkoi nga gjykata dënimin me 11 vite burg për Enriko Skënderin, 8 vite burg për Beqo Brahimajn, për Arbion Alikon, u kërkua 14 vite burg, ndërsa për Alfred Prokon11 vite. Gjithashtu, prokuroria ka kërkuar 13 vite burg edhe për Burgaz Skënderin. Mëngjesin e 24 qershorit 2015, nga forcat e policisë Gjirokastër në bashkëpunim me forcat e policisë të repartit “Renea” ka filluar operacioni për kapjen e personave të armatosur, të cilët kanë qëlluar në drejtim të forcave të policisë. Efektivi i policisë, Ibrahim Basha mbeti i vrarë ndërsa dy efektivë u plagosën.

Sicred