KRYEFAQJA » LAJME » Doshi: Do jem me Ramën për Shkodrën
Doshi: Do jem me Ramën për Shkodrën

Doshi: Do jem me Ramën për Shkodrën

Ish deputeti socialist Tom Doshi arriti të fitojë një mandat deputeti në Shkodër, këtë rradhë nën siglën e Partisë Social Demokrate. Në një dalje për mediat gjatë ditës së martë zoti Doshi tha se kjo fitore nuk ishte e lehtë. Ajo u arrit falë përkrahjes së votuesve.
Zoti Doshi njihet për polemikat me figura të njohura të politikës, përfshirë dhe kryeministrin Rama. Duke vlerësuar faktin se Partia Socialiste ka arritur të sigurojë qeverisjen e vetme, ai tha se e vetmja kërkesë e tij për zotin Rama është mbajtja e premtimeve. Ndërkaq zoti Doshi sulmoi ashpër për Lëvizjen Socialiste për Integrim.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me mosmarrëveshjet me degët e Partisë Socialiste në Shkodër, Doshi u shpreh se bashkëpunimin e ka me kryeminsitrin, ndërsa zbuloi se me Ramën kishte patur një bisedë telefonike.
Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave në Shkodër, Partia Demokratike arriti të marrë 5 mandate deputeti në atë qark, Partia Socialiste katër mandate dhe Partia Social Demokrate 1 mandat deputeti.

Sicred