KRYEFAQJA » LAJME » Doshi: Akuzat ndaj meje, tendencioze

Doshi: Akuzat ndaj meje, tendencioze

Më shumë se 10 mijë faqe ishte ekspertiza që Prokuroria e Përgjithshme ka përgatitur në këto dy vjet për deputetin Tom Doshi që nga kallëzimi penal i ILDKPKI. Tre ditë para se afati i hetimit të skadonte , prokuroria e pergjithsme thirri Doshin për ti komunikuar akuzën ku deputeti do të jetë zyrtarisht i pandehur vetëm për deklarim të rremë ndërsa akuzën tjetër atë të fshehjes së pasurisë organi i akuzës nuk ka arritur t’a faktojë. “Çdo qindarkë është e pastër, e justifikuar çka e ka pastruar totalisht figurën e tij. Kemi një konflikt me prokurorinë, ka disa që ne i konsiderojmë harresa disa gjëra shumë të vogla dhe që prokuroria i konsideron si deklarime të rreme” theksoi avokati i Zotit Doshi. Për deputetin Doshi akuza është tendencioze dhe vjen në një kohë kur ai ka hedhur kandidaturën për deputet në Qarkun e Shkodrës. “Kjo bëhet për zgjedhjet.Unë do të vij prapë në parlament mundësisht më rritet mbështetja më shumë sepse ktu shihet se është me tendencë që unë mos me ardhë në parlament por unë pretendoj me marr 3 deputetë në shkodër e jo një” tha Doshi. Doshi kandidon nën siglën e Partisë Social Demokrate por i pyetur nga gazetarët ai tregoi se me cilën parti do të bëjë koalicion pas zgjedhjeve të 26 qershorit.

Sicred