KRYEFAQJA » LAJME » Gjirokastër, vazhdon dorëzimi i armëve

Gjirokastër, vazhdon dorëzimi i armëve

Një telefonatë e një shtetasi në zyrën operative të sallës së policisë, njoftoi për posedimin e një arme luftarake dhe dëshirën për t’iu përgjigjur amnistisë, për dorëzimin vullnetar të saj. Raportimi u bë nga fshati Labovë, pak kilometra larg qytetit të gurtë të Gjirokastrës. Për dorëzimin e armës salla operative ka filluar procedimin në ndjekje të këtij rasti. Drejt Labovës u nis një grup efektivësh të policisë, pasi personi që posedon armën nuk dëshiron të qarkullojë me armën me vete për të shmangur çdo lloj keqkuptimi. Ky është rasti i Çaki Veshka nga fshati Labovë, i cili ka marrë një armë të tipit Kallashnikov, në vitin e largët 1997, gjatë hapjes së depove. Që nga ajo ditë ai thotë se e ka groposur armën në kasolle dhe nuk e ka përdorur kurrë, pasi arma luftarake, sipas tij është mjaft e rrezikshme. Arsyeja që ai nuk e ka dorëzuar më parë armën ka qenë frika nga ndëshkimi penal. Dorëzimi vullnetar i armëve do të vijojë deri më 30 Prill 2017 duk përjashtuar qytetarët nga përgjegjësitë penale, më pas do të fillojë faza e dytë, ajo e kontrollit, ndëshkimit dhe konfiskimit të armëve pa leje.

Sicred