KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dorëhiqet shefja e akademisë Suedeze të Nobelit

Dorëhiqet shefja e akademisë Suedeze të Nobelit

Sara Danius, Sekretarja e përhershme e Akademisë Suedeze, është dorëhequr pas kritikave për mënyrën sesi ky institucion, i cili zgjedh fituesin e çmimit Nobel në Letërsi, ka manaxhuar situatën që ka rezultuar pas ngritjes së pretendimeve për sulme dhe ngacmimeve seksuale ndaj bashkëshortit të një anëtareje të akademisë. – Kjo çështje ka prekur shumë rëndë Çmimin Nobel dhe përbën një problem të madh, – u shpreh Denius pasi u dorëhoq. – Ishte dëshira e akademisë që unë duhet të largohesha nga detyra ime e Sekretares së Përhershme. Vendosja ta merrja menjëherë këtë vendim, – tha Denius për gazetarët. Ndërkohë, pala e akuzuar mohon të gjithë pretendimet. Nëntorin e shkuar, 18 gra pretenduan se ishin sulmuar dhe ngacmuar seksualisht nga Zhon Klod Arno, bashkëshorti i anëtares së akademisë Katarina Frostenson. Pasi Akademia votoi kundër shkarkimit të zonjës Frostenson javën e shkuar, tre nga anëtarët e saj u tërhoqën nga komiteti prej 18 anëtarësh në shenjë proteste. Teknikisht, ata nuk mund të dorëhiqen por mund të mos marrin pjesë në aktivitetet e akademisë.

Sicred