KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dorëhiqet presidenti i Perusë

Dorëhiqet presidenti i Perusë

Presidenti i Perusë, Pedro Pablo Kuçinski ka dhënë dorëheqjen pasi ishte akuzuar si i implikuar në skandalin e blerjes së votave. Në një fjalim drejtuar kombit të tij, Kuçinski mohoi implikimin, por tha se nuk donte të ishte një “pengesë” në zhvillimin e vendit. Presioni ka ardhur në rritje ndaj tij, pasi u shfaqën filmat e aleatëve të tij që u ofrojnë politikanëve të opozitës shpërblime financiare nëse e mbështetën atë në votim. Kuçinski, 79 vjeç, mbijetoi në pushtet gjatë një votimi të veçantë në dhjetor. Kundërshtarët e tij donin ta largonin për dyshime se merrte pagesa të paligjshme nga gjiganti i ndërtimit brazilian, Odebreht. Por ai mbajti pushtetin me një diferencë të vogël dhe akuzoi opozitën për përpjekjen për të bërë një grusht shteti. Në fjalimin e tij, Kuçinski tha se pamjet e videos ishin redaktuar për ta akuzuar atë.

Sicred