KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dorëhiqet Martin Schulz

Dorëhiqet Martin Schulz

Kryetari i Partisë Social-Demokrate në Gjermani, Martin Schulz ka dhënë dorëheqjen me qëllim lehtësimin e përgatitjeve për koalicionin qeverisës me konservatorët e kancelares Merkel. Schulz ka deklaruar se do t’ia dorëzonte drejtimin Andrea Nahles me efekt të menjëhershëm. Sidoqoftë, anëtarët e SPD-së do të votojnë më 22 Prill për këtë ndryshim. Kryetari i Bashkisë së Hamburgut, Olaf Sholc do të jetë lider i përkohshëm. Martin Schulz u tërhoq duke thënë se dëshironte t’i jepte fund debateve për emërimet në radhët e partisë. SPD ka rënë dakord për një koalicion qeverisës me kristian-demokratët e CDU-së dhe aleatëve të tyre bavarezë, CSU. Votimi për koalicionin e madh do të mbahet muajin e ardhshëm dhe rezultatet pritet të publikohen më 4 Mars. SPD, parti e qendrës së majtë, pritet të marrë drejtimin e 6 ministrive, përfshirë atë të Financave dhe atë të Punëve të Jashtme. Schulz, ish-kryetar i Parlamentit Europian, kishte në plan të drejtonte Ministrine e Jashtme, por u tërhoq pas përplasjeve të brendshme brenda partise.

Sicred