KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dorëhiqet Hicks, drejtoresha e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë
Dorëhiqet Hicks, drejtoresha e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë

Dorëhiqet Hicks, drejtoresha e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë

Drejtoresha e katërt e Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Hope Hicks, është dorëhequr nga detyra. Një nga personat më të afërt dhe më të besuar të presidentit Donald Trump, ajo është gjithashtu edhe një nga ndihmësit e tij më jetëgjatë, teksa në 2015 u caktua zëdhënëse e fushatës presidenciale të republikanit. 29-vjeçarja raportohet t’i ketë thënë kolegëve se ajo kishte arritur të realizonte gjithçka kishte mundur në detyrën e saj si drejtoreshë e komunikimit. Presidenti Trump rezervoi fjalët më të mira për Hicks, të cilën e vlerësoi për kontributin e dhënë në 3 vite, për zgjuarsinë dhe maturinë. Dorëheqja vjen vetëm një ditë pasi Kongresi mori në pyetje Hope Hicks, në kuadër të hetimit për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders, e cila komunikoi largimin e Hicks, deklaroi se ky vendim nuk kishte të bënte me daljen e saj para panelit. Largimi përfundimtar i Hicks është ende i paqartë, por pritet të ndodhë gjatë javëve në vijim.

Sicred