KRYEFAQJA » LAJME » Dorëhiqet dhe shkarkohet Kryetari i Gjykatës së Shkodrës

Dorëhiqet dhe shkarkohet Kryetari i Gjykatës së Shkodrës

Kryetari i Gjykatës së Shkodrës u shkarkua sot nga një treshe komisionerësh të “Vettingut” për shkak se rezultoi me fshehje pasurie, fshehje të burimit të të ardhurave dhe lidhje me sfond korruptiv e kriminal. Gjatë seancës dëgjimore të dy ditëve më parë Arben Zefi nuk arriti të provonte para komisionerëve burimet e pasurisë së tij dhe çfarë e rëndoi më shumë pozitën, ishte sfondi i errët i lidhjeve të tij. Gjyqtari i Shkodrës nuk u paraqit në seancën e dhënies së vendimit ndaj tij. Mediat bënë të ditur, se me herët gjatë ditës së sotme, kryegjyqtari dha dorëheqjen nga detyra, pa e pritur fare vendimin që do të jepte komisioni i kontrollit.

Ky është i shtati kryetar gjykate që shkarkohet nga detyra, duke shënuar një nga vlerësimet më negative për integritetin dhe pastërtine e sistemit gjyqësor shqiptar.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com