KRYEFAQJA » LAJME » Dorëheqja e Tahirit, kryefjalë e seancës së sotme parlamentare
Parlamenti pritet të nisi sesionin e vjeshtës

Dorëheqja e Tahirit, kryefjalë e seancës së sotme parlamentare

Dorëheqja e Saimir Tahirit është diskutuar edhe në një seancë të posaçme plenare. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho, tha se ka një arsye konkrete se përse Tahiri la mandatin, dhe kjo sipas tij është prishja e provave për hetimin ndaj Tahirit. Menjëherë pas fjalës së Spahos, dhe ndërkohë që fjalën e merrte kryeministri Edi Rama, opozita demokrate ka braktisur punimet e Kvendit, teksa në sallë kanë qëndruar të gjithë deputetët e LSI-së. Por për kreun e qeverisë kjo nuk përbën ndryshim, pasi sipas tij kjo opozitë nuk i sjell asgjë të re apo të rëndësishme seancës. Kryeministri Rama foli edhe për deklaratat e demokratëve, sipas të cilave Gjermania ka vënë kusht arrestimin e ish-ministrit Tahiri, për integrimin europian të Shqipërisë, duke thënë se, “Mbeten vetëm supozime dhe fjalë boshe si vepriohet zakonisht prej opozitës”. Për kryeministrin Rama, me një opozitë të tillë, “PS qëndron një mijë vjet në pushtet”. Në përgjigjie, Zv/Kryetari i LSI-së Luan Rama, i shtron një sfidë Kryeministrit, që lidhet pikërisht me raportin e DASH dhe listimin e Shqipërisë si një nga vendet ku pastrohen paratë. Deputetët kanë përmbyllur seancën e rradhës me miratimin e çështjeve të rendit të ditës, pa praninë e opozitës, e cila nuk u rikthye kurrë më në sallë.

Sicred