KRYEFAQJA » LAJME » Dorëheqja e gjyqtarëve e prokurorëve, Lu: Fitore për drejtësinë!
Dorëheqja e gjyqtarëve e prokurorëve, Lu: Fitore për drejtësinë!

Dorëheqja e gjyqtarëve e prokurorëve, Lu: Fitore për drejtësinë!

Dorëheqja nga detyra e disa gjykatësve dhe prokurorëve për të mos ju nënshtruar procesit të vetingut nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu është komentuar si një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Në një status në Twitter zoti Lu shkruan: “Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar apo të paaftë është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë”. Për ambasadorin amerikan ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet. Por zoti Lu nënvizon se “Vendimi për t’u tërhequr nuk i shfajëson këta ish zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga Vettingu duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale” shkruan në mesazh zoti Lu.

Sicred