KRYEFAQJA » LAJME » Dopingu, Gjoza jep dorëheqje nga posti i presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes
Dopingu, Gjoza jep dorëheqje nga posti i presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes

Dopingu, Gjoza jep dorëheqje nga posti i presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes

Elez Gjoza ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Një gjë të tillë e kanë pohuar për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar burime zyrtare pranë organizmit që qeveris shtangës shqiptare. Ato kanë sqaruar se postin e presidentit do ta mbajë përkohësisht presidenti i Nderit, Gudar Beqiraj. Arsyet e dorëheqjes ende nuk janë bërë të njohura publikisht, por duket se ato kanë lidhje me daljen pozitiv në testin e dopingut të Romela Begajt e cila në Botërorin e Anahemit në SHBA, ku u shpall nënkampione e botës në dygarësh dhe kampione në stilin e shkëputjes, ka rezultuar pozitive për përdorimin e substancave të ndaluara. Bëhet fjalë për substancën stanozolol.
Dorëheqja e zotit Gjozaj duket se ishte paralajmëruar të enjten, në intervistën ekskluzive që kishte dhënë për Rrjetin e Radio-Televizionin Shqiptar, ku ai ndër të tjera kishte deklaruar se nuk e kishte problem dorëheqjen. Edhe më parë ish presidenti  i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes ishte vënë në qendër të kritikave dhe i ishte kërkuar dorëheqja pasi ishte konsideruar përgjegjës për raste të ngjashme.

Sicred