KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Donald Tusk ka mbërritur në zyrën e prokurorit të përgjithshëm të Polonisë

Donald Tusk ka mbërritur në zyrën e prokurorit të përgjithshëm të Polonisë

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka mbërritur mëngjesin e së enjtes në zyrën e prokurorit të përgjithshëm të Polonisë pasi ai do të pyetet si dëshmitar në një hetim që ka lidhje me rrëzimin e avionit ku Presidenti Leh Kacinski humbi jetën në vitin 2010. Prokurorët polakë janë shprehur më parë se donin ta pyesnin Tusk, i cili ka qenë kryeministër në kohën kur avioni u rrëzua në territorin rus, për arsyen se pse Polonia dështoi në identifikimin e saktë të viktimave, disa nga të cilët u varrosën me identitete të ngatërruara. Vëllai i presidentit të ndjerë, Jaroslav Kacinski, e ka akuzuar vazhdimisht Tusk për përgjegjësi të pjeshme në tragjedi, por kjo është mohuar nga Presidenti i Këshillit Europian.

Sicred