KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Donald Trump shpall turneun 12 ditor në Azi
Donald Trump, shpall turneun, 12 ditor, në Azi

Donald Trump shpall turneun 12 ditor në Azi

Donald Trump e shpalli turneun e tij 12 ditor në Azi si një sukses të jashtëzakonshëm, duke deklaruar se Amerika është kthyer në rolin e liderit global. Presidenti amerikan nuk pranoi pyetje nga gazetarët, por foli për udhëtimin e tij në 5 vende, gjatë të cilit ai tha se ka grumbulluar mbështetjen e botës kundër programit bërthamor të Koresë së veriut, hapi rrugën për një rajon të lirë të indo-paqësorit dhe nguli këmbë për raporte të lira dhe reciproke tregtare në paqësor. “Ditët kur të tjerët përfitonin nga SHBA kanë marrë fund – deklaroi Trump. Veç dakordësisë me Kinën për Korenë e Veriut, presidenti tha se u fol për për rinegocimin e marrëveshjeve tregtare dhe gjithashtu për bindjen e aleatëve si Japonia dhe Koreja e jugut që të paguajnë më shumë për praninë ushtarake amerikane dhe mbrojtjen që ajo garanton.

Sicred