KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Donald Trump paralajmëron Rusinë, me zhvillim të armëve bërthamore

Donald Trump paralajmëron Rusinë, me zhvillim të armëve bërthamore

Presidenti Amerikan Donald Tramp paralajmëroi dje se SHBA-të do të zhvillonin arsenalin e tyre bërthamor për të ushtruar presion ndaj Rusisë dhe Kinës. Duke folur për gazetarët, Tramp përsëriti besimin e tij se Rusia ka dhunuar traktatin e vitit 1987, nga i cili Tramp ka kërcënuar se do të tërhiqet. Rusia ka mohuar se ka shkelur traktatin e kohës së Luftës së Ftohtë, që ndalon raketat me rreze të mesme veprimi, duke reduktuar kështu kërcënimin e perceptuar sovjektik ndaj kombeve europiane. Zoti Tramp tha se SHBA-të do të ndërtonin arsenalin e tyre derisa njerëzit të fillonin të arsyetonin, siç u shpreh ai. “Ne do të na duhet të zhvillojmë armë të tilla, sepse nëse Rusia e Kina i zhvillon, dhe ne jemi duke respektuar marrëveshjen, kjo është e papranueshme “- tha Trump. Ndërkohë, sekretari amerikan për sigurinë kombëtare, Xhon Bolton ishte në Moskë pasi Rusia dënoi planin amerikan për t’u larguar nga marrëveshja. Gjatë takimeve atje, Bolton-it i’u komunikua se tërheqja amerikane do të ishte një goditje serioze për regjimin për ndalimin e përhapjes së armëve dhe se Rusia do të përgjigjej në të njëjtën mënyrë. Megjithatë, Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë Nikolai Patrushev, bëri të ditur se Kremlini ishte gati për të punuar me SHBA-të për të eleminuar çdo ankesë të përbashkët në lidhje me traktatin.

Sicred