KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Donald Trump ka emëruar Gjeneralin Xhon Kelli si shef kabineti të Shtëpisë së Bardhë
Xhon kelli

Donald Trump ka emëruar Gjeneralin Xhon Kelli si shef kabineti të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka emëruar Gjeneralin Xhon Kelli, i cili aktualisht kryeson Departamentin e Sigurisë Kombëtare, si shefin e ardhshëm të stafit të tij. Njoftimi, u bë në Twitter, pasditen e së premtes dhe në mënyrë efektive, largon Reins Pribës nga ky pozicion. “Jam i kënaqur t’ju informoj se sapo kam emëruar Gjeneralin/ Sekretarin Xhon Kelli si shef kabineti të Shtëpisë së Bardhë. Ai është një amerikan i shkëlqyer,” shkruante Presidenti në Twitter. Ish shefi i personelit, Pribës ishte përballur me presion, si një njeri i mundshëm, nga ku rrjedh informacioni. Këto akuza për ish shefin e personelit, erdhën nga drejtori i ri i komunikimit, Anthoni Skaramuçi, i emëruar nga Trump para një jave. 67 vjeçari John Kelly është një gjeneral në pension, i cili është bërë ‘fytyra’ e sigurisë kufitare në SHBA. Kelly njihet për mbështetjen që gëzon nga ligjvënësit e të dyja partive.”Reins Pribës është njeri i mirë. Gjeneral Kelly do të bëjë një punë fantastike,” tha Trump pasi zbriti nga avioni presidencial. Më herët, drejtori i ri i komunikimeve, i presidentit Donald Trump, sulmoi shumë ashpër verbalisht shefin e stafit të Shtepisë së Bardhë. Anthony Scaramucci e cilësoi Reins Pribës, një nga republikanët më të fuqishëm, një skizofren paranojak gjatë një telefonate me një gazetar të revistes The New Yorker.

Sicred