KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Donald Tramp u përgjigjet spekulimeve rreth shkarkimit të tij nga detyra
Donald Tramp u përgjigjet spekulimeve rreth shkarkimit të tij nga detyra

Donald Tramp u përgjigjet spekulimeve rreth shkarkimit të tij nga detyra

Presidenti amerikan Donald Tramp u është përgjigjur spekulimeve, se ndaj tij duhet të fillohet procedura e shkarkimit, që zakonisht nis me paraqitjen para Kongresit të akuzave që krijojnë bazën e një gjyqi, duke paralajmëruar se një lëvizje e tillë do të dëmtonte ekonominë e vendit. Në një intervistë për Foks and Friends, kur u pyet nëse besonte se demokratët do të përpiqeshin të nisnin procedurat e shkarkimit nëse fitojnë kontrollin e Kongresit, Tramp u përgjigj se nëse kjo ndodhte tregu do të shkërmoqej dhe se të gjtihë do të ishin të varfër. – Nuk e kuptoj se si mund të ngrihen akuza dhe të nisë procedura e shkarkimit për dikë që ka bërë një punë kaq të mirë, – tha ai duke iu referuar vetes. Presidenti amerikan u shpreh gjatë intervistës se do t’i jepte vetes notën maksimale nëse do të duhej të vlerësonte performancën e tij, duke cituar në këtë kontekst emërimin e gjykatësit Neil Gorsuch në Gjykatën Supreme dhe parashikimin se Bret Kavanaugh, zgjedhja tjetër e tij për në gjykatën e lartë, do të konfirmohet së shpejti. – I jap vetes një A+. Nukm mendoj se ndonjë President tjetër ka bërë atë që po bëj unë. Nuk kanë kaluar as dy vite. Kemi ndërmarrë reduktimet më të mëdha të taksave në histori. Shumë shpejt do të kemi dy gjykatës të pabesueshëm në Gjykatën supreme. Ekonomia është në nivellin më të mirë që ka qenë ndonjëherë. E vetmja gjë ku nuk jam mirë është shtypi që nuk po më mbulon në mënyrë të drejtë, – theksoi Tramp. Presidenti amerikan ka folur shumë rrallë për mundësië e shkarkimit të tij, dhe intervista për Foks Neës, e cila u transmetua sot, ishte regjistruar dje, pasi ish-avokati i Tramp, Majkëll Kohen, u deklarua fajtor për shkeljen e ligjeve zgjedhore dhe u justifikua se ishte zoti Tramp ai që e kishte udhëzuar të bënte një gjë të tillë.

Sicred