KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Donald Tramp është akuzuar nga Amnesty International

Donald Tramp është akuzuar nga Amnesty International

Grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International ka akuzuar presidentin amerikan Donald Tramp se është një kërcënim për të drejtat e njeriut. – Presidenti Tramp ndërmerr veprime që dhunojnë të drejtat e njeriut në Amerikë dhe jashtë saj, – u shpreh grupi, i cili në raportin e tij të fundit, e ka listuar presidentin amerikan në të njëjtin grup me liderët e Egjiptit, Rusisë, Kinës, Filipineve dhe Venezuelës. -Ngjyrimet e urrejtjes dhe frikës qëndrojnë tashmë në cështjet boterore dhe ne kemi pak qeveri të cilat mbështesin të drejtat e njeriut në këto kohë të vështira, – u shpreh sekretari i përgjithshëm i Amnesit International në një konferencë për shtyp. – Liderë si ati i Egjiptit Al-Sisi, ai i Filipineve Dutetre, ai i venezuelës Maduro, presidenti rus Putin, presidenti amerikan dhe ai i Kinës Shi po minojnë të drejtat e miliona njerëzve, – bëri të ditur grupi, i cili e quajti ndalesën e udhëtimeve të zbatuar pak ditë pasi Tramp mori detyrën e presidentit, si një lëvizje e cila nxit urrjejten.

Sicred