KRYEFAQJA » LAJME » Donald Lu dhe Meta për mosarrestimin e Klement Balilit

Donald Lu dhe Meta për mosarrestimin e Klement Balilit

Dështim të policisë dhe sistemit të drejtësisë, e cilësoi kryediplomati amerikan në vendin tonë Donald Lu, mosarrestimin e Klement Balilit. “Kanë kaluar 7 muaj që kur policia greke ka arrestuar trafikantët e lidhur me Balilin. Tani janë 10 000 faqe dokumentacion. Agjensitë e SHBA-së i kanë thënë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm ta arrestojnë Balilin. Nëse nuk kapet Balili, si do të mund të shkojë pas peshqve të tjerë të mëdhenj drejtësia shqiptare? Kush do ta besonte se ky është vend serioz në luftën kundër trafikut nëse nuk proçedohen peshqit e mëdhenj?” Deklarata e ambasadorit të shteteve të bashkuara të Amerikës, Donald Lu u bënë në analizën e institucionit të Avokatit të Popullit, ku nuk mungoi edhe kryeparlmanetari Ilir Meta, i cili theksoi se pret nga gjykata kushtetuese që të japë gjykimin e saj në mënyrë që ti hapet rrugë zbatimit të reformës në drejtësi. Sipas kryeparlamentarit “Reforma në drejtësi është reforma më e rëndësishme nga zbatimi dhe suksesi i të cilës varet shumë dhe suksesi i reformave të tjera. Është e rëndësishme që sa më shpejt të kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugën zbatimit të shpejtë të ligjit për Vetting-un dhe zbatimit e të reformës.”

Sicred