KRYEFAQJA » LAJME » Donacioni i shkollës Turgut Ozal

Donacioni i shkollës Turgut Ozal

Mungesa e investimeve dhe e bazës materjale në shkollën 9 vjeçare “Tahir Sinani” në Paskuqan e ka renditur këtë instucion arsimore në listën e përfituesve të donacioneve që bënë nxënësit e shkollës jopublike “Turgut Ozal”. Nëpërmjet ndihmave të mbledhura nga fëmijët e kësaj shkolle janë siguruar 50 karrige dhe 25 banka, me të cilat është kompletuar një klase , biblioteka e shkollës dhe kabineti i informatikës . Nxënësit thonë se,- “Në shumë klasa duheshin banka e karrige. Ne bëmë një donacion, për të ndihmuar, në baze të kushteve të çdo klase ata që kanë nevojë.” Drejtori i shkollës Tahir Sinani e ka vlerësuar këtë donancion si tepër të rëndësishëm dhe ka kërkuar bashkëpunim të mëtejshëm me këtë institucion arsimor. Nxënësit vullnetarë të shkollës 9 vjeçare “Turgut Ozal” gjatë kësaj periudhe kanë qenë aktivë dhe në veprimtari të tjera humanitare në ndihmë të fëmijëve që përjetuan vështirësi nga përkeqësimi i motit .

Sicred