KRYEFAQJA » LAJME » Dokumenti i panjohur i Churchill-it mbi alienët
Dokumenti i panjohur i Churchill-it mbi alienët

Dokumenti i panjohur i Churchill-it mbi alienët

Nuk ka qënë vetëm një drejtues i madh në kohë lufte dhe një nga politikanët më me influencë të shekullit të 20-të: Winston Churchill ka qënë edhe një mbështetës i madh i shkencës, duke u treguar i aftë për të arsyetuar në mënyrë shkencore por pa iu shmangur rëndësisë së vlerave morale dhe njerëzore. Këto dy vlera të tija i nxjerr në pah një artikull i shkruar nga vetë ai në vitin 1939, rreth mundësisë së ekzistencës të qytetërimeve jashtëtokësore, i mbetur i panjohur dhe që më pas ra në duart e astrofizikanit dhe shkrimtarit italian Mario Livio, që e komenton në revistën Nature.

Shkrimi prej 11 faqesh nuk është publikuar kurrë dhe në vitet ’80 kishte përfunduar në Muzeumin Kombëtar Churchill të Falton, në Misuri, dhe në vitin 2016 drejtori i muzeut ia dha Livio-s që ta analizonte. “Në një kohë në të cilën politikanët e sotëm e përbuzin shkencën, përlotem duke kujtuar një udhëheqës që ka punuar kaq shumë për këtë disiplinë”, nënvizon astrofizikani.

Sipas Livio-s, janë dy gjëra që surprizojnë më shumë në këtë shkrim: “I pari është fakti se ishte aq i interesuar për kërkimin e jetës në univers, aq sa të shkruante. Në fakt, për atë dihej se kishte interes për shkencën e zbatuar në luftë”. Dhe tjetri, vazhdon Livio, “është mënyra e tij e arsyetimit, sepse mendon si një astrofizikan i sotëm”. Në shkrimin e tij, në fakt, fillon duke pyetur nëse ka jetë atje tej, kush janë karakteristikat më të rëndësishme për jetën (në imagjinatën e tij “aftësia për t’u riprodhuar dhe shtuar”), dhe çfarë i nevojitet. “Arrin kështu në nevojën e ujit në gjendje të lëngët, dhe në çfarë kushtesh mund të bëhet e vërtetë”. Një pikë kjo që është në bazë të kërkimeve të sotme për jetën jashtëtokësore, në Mars, në hënat e Saturnit, Jupiter ose në planetet jashtë Sistemit Diellor. Churchill arriti të përcaktonte edhe atë që sot e quajmë zonë të banueshme, duke përfunduar se Marsi dhe Afërdita janë të vetmet planete të Sistemit Diellor ku mund të zhvillohet jeta, dhe që një mori planetesh jashtë Sistemit Diellor mund të jenë në përmasat e duhura për të pasur ujë në sipërfaqe.

“Shembullin e tij, vazhdon Livio, duhet ta ndjekin edhe udhëheqësit e sotëm politikë, duke emëruar këshillëtarë shkencorë. Ka beteja sot, si ndryshimi klimatik, burimet ushqimore dhe sëmundjet që kërkojnë ndihmën e shkencës për t’u zgjidhur”. E gjithë kjo pa harruar të kuptosh, si e ndjente Churchill-i, “njerëzimin, përndryshe rrezikohet të veprohet në një boshllek moral. Dhe Churchill-i, pas hedhjes së bombës atomike, e kuptoi”.

Sicred