KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Dokumentaristi që përmirëson realitetin-DOCUTIFF

Dokumentaristi që përmirëson realitetin-DOCUTIFF

Agostino Ferrente është regjisori dokumentarist që rrëfen historitë që askush nuk i tregon. Napoli dhe lagjet e zëna në graçkë nga kamorra janë historitë që ai ka sjellë në ekranin e madh. I ndodhur në Tiranë si anëtar jurie në DOCUTIFF dhe si një regjisor me përvoje në gjininë e dokumentarit me programin Fokus ai rrëfen se një regjisor duhet të ketë përgjegjësi në rrëfimin e tij për personazhet nga jeta reale që nuk janë aktorë. “Kam patur gjithnjë vështirësi të përmbahem dhe të bëj regjisorin neutral që krijon diçka që tashmë ekziston. Kam patur gjithnjë ambicien të ndryshoj dhe të ndërveproj me realitetin dhe mund ta themi nuk mjaftohem me vëzhgimin e realitetit por dëshira ime ishte të ndërhyja dhe ta riparoja” tha regjisori Agostino Ferrente. Agostino Ferrente përvec se është regjisor, producent, është edhe themelues i Orkestrës së njohur Orchestra di Piazza Vittorio që ka lindur ndërsa filmi dokumentar realizohej. “Filmi ishte një instrument për ta krijuar orkestrën, kur nisem dokumentarin orkestra nuk ekzistonte. Pra nuk është se po bënim një dokumentar për Koloseun ai është aty dhe nuk ndryshon, ke kohë ta studiosh dhe ta filmosh. Dokumentari për Orkestrën ka qënë një mënyrë që të ishim të besueshëm për muzikantët sepse ne nuk ishim një shtëpi diskografike e as institucion politik, nuk kishim as para për të investuar përveçse ndonjë gjë të vogël për provat. Por pasja e telekamerave na dha një besueshmëri që ndryshe nuk do ta kishim patur”. Intervistë nënës time, Filmi i Marios, Le cose belle janë disa nga titujt e filmave të realizuar prej tij dhe që janë vlerësuar me çmime ndërkombëtare. Në vitin 2001, themeloi në Romë grupin Apollo 11 që shpëtoi kinemanë e vjetër-teatër Apollo nga rreziku për t’u bërë një bingo që me një përmbledhje filmash, muzikë dhe shkrimesh kthehet një nga qendrat e prodhimit kulturor më të gjalla në kryeqytet. Është anëtar i Akademisë së Kinemasë Italiane dhe simbol i kineastit që jo vetëm rrëfen realitetin por edhe ndërhyn për ta ndryshuar atë pozitivisht.

Sicred