KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dokumentar, “Maradona: Të vërtetat e fshehta“

Dokumentar, “Maradona: Të vërtetat e fshehta“

Që Maradona ka patur probleme të mëdha me kokainën këtë e dinë të gjithë. Gjatë dhe pas karrierës, droga e bardhë ka shkatërruar, sipas logjikës, një pjesë të mirë të jetës së tij brenda dhe jashtë futbollit. Dhe ajo që të bën droga është, zëvendëson botën reale me nje tjetër botë, që përfundon në mënyrë të pashmangshme drejt shkatërrimit. Për këtë, ish-përgatitësi i tij atletik, Fernando Signorini ka dhënë mendimin e tij, me një frazë që ka shijen e gjysmë provokimit dhe gjysmë realitetit. “Diego ka bërë shumë mirë që është droguar, përndryshe nuk do të arrinte atje ku arriti. Bota e futbollit i ka bërë shumë presion atij”. Kjo shprehje e Sinjorinit është përfshirë në një dokumentar të realizuar nga Andrea Bosello e Bernardo Nuti, të titulluar “Maradona: Të vërtetat e fshehta“; u prezantua këto ditë në kanalet televizive. Në film paraqitet një Maradonë i rrallë, që mbyllen në banjo për të marrë kokainë për t’u fshehur nga vajzat e tij, ai që zihej me grushta, ai që betohej se nuk e kishte bërë atë gol me dorë, ai që nuk donte të fliste për djalin e tij të paligjshëm, ai që braktisi futbollin duke qarë me kokën e mbuluar, në dhomën e antidopingut në botërorin e 1994. Në dokumentar flet edhe Ciro Ferrara, shoku i tij i skuadrës te Napoli: “Diego na bënte që në çdo ndeshje të futeshim në fushë me mendimin sikur ishin 1-0 që në fillim për ne, e për këtë ndoshta duhet të kishim bërë më shumë për të”. Maradona nuk ka dashur të marrë pjesë në dokumentar, por është informuar për argumentat të cilat janë përfshirë në të.

Sicred