KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Dokufest një sy nga e ardhmja

Dokufest një sy nga e ardhmja

Prej 14 vitesh Prizreni është kthyer në laboratorin e ideve dhe kinemasë duke u luhatur mes temave të forta të dokumentarëve tek përmasa e short film e deri tek netët magjike të Dokufest. Tashmë në edicionin e 14-të ky festival ia ka dalë jo vetëm të shfaqe filma nga e gjithë bota por të zgjoje diskutime të qënësishme dhe jo vetëm mbi artin. Edicioni i këtij viti me titullin Future my love i hedh sytë tek e ardhmja por pa harruar të shkuarën dhe të tashmen herë herë dramatike. Në seksionin e dokumentarëve po shpalosen histori rreth qytetarëve të guximshëm të Aleppos që do ju bëjnë me lot në sy, histori të horrorit të luftës në Siri dhe Irak që do ju bëjnë të vëni në dyshim besimin tuaj në humanitet, histori rreth presidentëve të famshëm, muzikantëve të vrerosur dhe individëve vizionarë, tingujve të xhunglës, turistëve të holokaustit dhe marrëdhënieve të shkëputura që e bëjnë këtë botë një vend kaq të mrekullueshëm. Ndërkohë që filmat e shkurtër nga gjithë Ballkani por në veçanti nga Kosova dhe Shqipëria dëshmojnë një shpresë për kinemanë. Nuk mungojnë as retrospektivat për artistët e jashtëzakonshëm britanikut John Smith dhe të Travis Wilkerson, një nga filmbërësit më brilant dhe më të talentuar të Amerikës. Dokufest gjithashtu ofron një homazh mjeshtrit të madh të kinemasë Jonathan Demme, i cili ndërroi jetë këtë vit me shfaqjen e filmit të tij piketë Stop Making Sense. Një eksplorues lakmues i këtyre faqeve gjithashtu do e vërejë emrin e një tjetër mjeshtri të madh, Andrei Tarkovsky ku publiku ne kinematë e shumta nëpër Prizren do të mund të shohë kryeveprën e tij Stalker si pjesë e programit të kuruar në mënyrë të veçantë me temën E Ardhmja. Në dokufestin e këtij viti ka pasur edhe disa filma të shkurtër nga Shqipëria siç ishte filmi “Lule plastike” me regji dhe skenar të Ylljet Alickes ku intepreton dhe aktori i njohur Robert Ndrenika e po ashtu gjithë qyteti i Prizreni është veshur me idilizmin e fotove të Marubit duke e kthyer fotografinë në Street Art.

Sicred