KRYEFAQJA » LAJME » Dogjën pyllin për të bërë qymyr, arrestohen tre të rinj
Dogjën pyllin për të bërë qymyr, arrestohen tre të rinjtë

Dogjën pyllin për të bërë qymyr, arrestohen tre të rinj

Tre të rinj, 17, 22, dhe 26 vjeç janë arrestuar si autorë të dyshuar të zjarrit mbi tunelin e Krrabës, njoftoi policia. “Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, këta shtetas më datë 06.08.2017, mbi tunelin e Krrabës, kishin hapur disa gropa për të bërë qymyr, ku për pasojë është përhapur zjarri në pyll, i cili vazhdon prej 3 ditësh dhe janë djegur mbi 15 hektar pyje (lisa, mare, dushk)” saktëson njoftimi. Ndaj të ndaluarve, të tre banues në fshatin Krrabë, rëndon vepra penale ”Shkatërrim me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, parashikuar nga neni 206/b dhe 25 i Kodit Penal. Autoritetet kanë paralajmëruar dënimet më të ashpra që parashikon ligji.

Sicred