KRYEFAQJA » LAJME » Dogana e Morinit, rradhë të gjata në hyrje
Fluks kalimesh në Doganën e Morinës

Dogana e Morinit, rradhë të gjata në hyrje

Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet doganës së Morinit 12 283 shtetas, nga këto 10 836 janë të huaj. 58 mijë shtetas, gjatë 5 ditëve të fundit, kanë përpunuar të dhënat e tyre në sportelet hyrëse të Morinit. Numri i automjeteve të rregjistruara në sportele është 3284. Fluksi i lëvizjes së udhëtarëve në doganën e Morinit, që lidh Shqipërinë me Kosovën, është shtuar gjatë ditëve të fundjavës. Pjesa më e madhe e të huajve janë nga Kosova, të cilët zgjedhin breg-detin shqiptar për të kaluar pushimet verore.

Pavaresishtr se ne doganen e Morinit punohet me 7 sportele ne hyrje e 3 ne dalje nuk janë eliminuar  rradhët e mjeteve qe kerkojne te hyjne ne Shqiperi. Por një panormaë tjetër ofron pamja në të dalë të doganës për t’u futur në Kosovë. Numri i lëvizjeve është thuajse minimal. Ndërsa mjetet për të përpunuar të dhënat nuk shkon më shumë se në dy. Në përballim të fluksit verorë policia shqipatre dhe ajo kosovare vijojnë patrullimin e përbashkët në “Rrugën e Kombit”. Janë 7 patrullime të dy policive që kontrollojnë trafikun e autostradës, pasi periudha e verës shënon lëvizjen më të madhe të automjeteve.

Sicred