KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Dogana e Kosovës: Më 15 shkurt instalojmë ASYCUDA
Dogana e Kosovës: Më 15 shkurt instalojmë ASYCUDA

Dogana e Kosovës: Më 15 shkurt instalojmë ASYCUDA

Dogana e Kosovës ka planifikuar të fillojë implementimin e versionit të ri të sistemit ASYCUDA World (AW), njoftoi Drejtoria e Doganave të Kosovës. Për këtë arsye kompanitë shqiptare që njihen si subjekte importuese, eksportuese, transportuesit e mallrave, agjentët doganor dhe palët tjera që zhvillojnë aktivitetet në tregtinë ndërkombëtare me Kosovën duhet të marrin masa. Aplikimi nis më datë 15 shkurt 2018, duke filluar nga ora 18:00. Sipas Drejtorisë së Doganave të Kosovës, për të përditësuar sistemin duhet të ndërpritet sistemi aktual dhe koha e nevojshme për të kaluar në versionin e ri është rreth gjashtë (6) orë.
Dogana e Kosovës kërkon bashkëpunim dhe mirëkuptim nga të gjitha palët në procedurat doganore. Sistemi që aplikon kjo doganë për zhvillimin e gjitha procedurave doganore si në import, eksport, transit dhe procedurat tjera doganore, do të jetë një versioni i ri, që ofron mundësi më të mëdha në procedurat doganore, lehtësira si dhe siguri në procedura doganore.

Sicred