KRYEFAQJA » LAJME » Doda e PDIU: Presidenti dhe Drejtori i Policisë të zgjidhen me konsensus!
Doda e PDIU: Presidenti dhe Drejtori i Policisë të zgjidhen me konsensus!

Doda e PDIU: Presidenti dhe Drejtori i Policisë të zgjidhen me konsensus!

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet propozon që drejtuesit e policisë të vendosen me konsensus nga partitë politike për të përmbushur garancitë e kërkuara nga opozita për zgjedhje të lira dhe të ndershme që janë parashikuar më 18 qershor. Propozimi është bërë nga deputetja e kësaj partie Mesila Doda, e cila ka shtuar se edhe zgjedhja e presidentit të ri të republikës të bëhet me konsensus. Duke i bërë thirrje kreut të PS Rama dhe kreut të PD Basha që të dialogojnë për gjetjen e mënyrat që u mundësojnë shqiptarëve të votojnë të qetë, zonja Doda u shpreh se opozita duhet të ketë të gjitha masat e sigurisë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. “Mënyra e vetme se si mund të ndërtohet një proces zgjedhor është që të paktën kreu i mazhorancës zoti Rama dhe kreu i opozitës zoti Basha duhet të ulen bashkë dhe të gjejnë modalitetet me qëllim që shqiptarët të votojnë të qetë, opozita të ketë të gjithë masat e sigurisë që ajo kërkon. Drejtori i Policisë dhe drejtuesit e tjerë të vendosen me konsensus nga partitë politike. Gjithashtu të bëhet zgjedhja e Presidentit me konsensus, sepse nuk kemi asnjë arsye mos ta zgjedhim me konsens dhe të përfaqësojë një figurë reale të konsolidimit të këtij vendi” tha zonja Doda.
Në emër të PDIU zonja Doda i mëshoi serish idesë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, pasi aktuali, sipas saj i përkthen votat e partive të vogla në zero numër deputetesh për këto parti. Në këtë drejtim, ajo ripërsëriti idenë e kryetarit të PDIU-së Shpëtim Idrizi për domosdoshmërinë e arritjes së një pakti kombëtar për reformën zgjedhore mes krerëve të dy partive më të mëdha në vend.

Sicred