KRYEFAQJA » LAJME » Dobrushi: Fondacioni “Soros” pjesë e ekspertizës për Reformën në Drejtësi

Dobrushi: Fondacioni “Soros” pjesë e ekspertizës për Reformën në Drejtësi

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Soros” në Shqipëri Andi Dobrushi, deklaroi të mërkurën në Tiranë se kjo organizatë është ftuar nga Parlamenti i Shqipërisë për të qënë pjesë e ekspertizës gjatë hartimit të ligjeve për Reformën në Drejtësi. Zoti Dobrushi deklaroi se spekullimet që janë bërë në media apo segmente të politikës janë për shkak të afrimit të fushatës elektorale. “As nuk jemi fshehu, as nuk kemi krijuar teori konspirative, as nuk jemi armiku, as nuk jemi komplotistët. Jemi thejsht një organizatë shqiptare që përpiqemi të kryejmë rolin tonë” tha zoti Dobrushi. “Gjithë këto telenevola dhe seritë e reja të telenovelave që i dëgjojmë sot e kësaj dite, besoj i shtohen argumentave për të krijuar një fasadë të re përpara zgjedhjeve, për të krijuar imazhe, për të krijuar armikun e jashtëm që për fat të keq e kemi zakon ta kërkojmë jashtë” tha zoti Dobrushi. Sipas tij fondacioni ka mbështetur perceptimin e 96 për qind të shqiptarëve të cilët kanë perceptimin se në vend mbretëron padrejtësia.

Sicred