KRYEFAQJA » LAJME » Djokovic-Nadal në finalen e Australian Open

Djokovic-Nadal në finalen e Australian Open

Luka Pui (Lucas Pouille) nuk mundi të bënte asgjë për ta penguar Novak Xhokoviç të arrinte në finalen e tetë Grand Slam midis serbit dhe Rafael Nadal. Në gjysmëfinalen e dytë të Australian Open, tenisti francez ka qenë në një distancë vite drite me Xhokoviç, një diçka e ngjashme kjo, në ndeshjen e një dite më parë, ajo midis grekut Tsitsipas kundër Nadal. Vetë rezultati thotë gjithçka: 3-0, me sete 6-0, 6-2 dhe 6-2 në 1h23′, ndeshja e dytë më e shkurtër e turneut pa përfshirë ato kur tërhiqen tenistët. Djokovic, ky tenist i fortë, arrin në finalen e tij të shtatë në Australi. Në gjashtë ndeshjet e mëparshme për titull, tenisti ballkanas ka dalë fitimtar, duke përfshirë edhe sfidën dramatike, atë kundër Nadal në vitin 2012 që zgjati 5h53′. Pui nuk ka mundur të bëjë rezistencë ngaj rivalit të tij, i cili ka bërë vetëm pesë gabime në këtë ndeshje. Kjo fitore është një tjetër statistikë e veçantë në karrierën e Xhokovi. Ai ka fituar 27 sfidat përballë tenistëve francezë, kundrejt një humbje, atë ndaj Jo-Wilfred Tsonga në çerekfinale të Australisë në vitin 2010. Të dielën, në orën 09.30 do të luhet finalja e Australian Open 2019, midis Djokovic dhe Nadal.

Sicred