KRYEFAQJA » LAJME » Dizdari, i fundmi i Gjykatës Kushtetuese në Vetting
Dizdari, i fundmi i Gjykatës Kushtetuese në Vetting

Dizdari, i fundmi i Gjykatës Kushtetuese në Vetting

Ka nisur në orën 12:00 seanca dëgjimore për gjyqtarin Gani Dizdari, i cili është i fundit gjyqtar nga Gjykata Kushtetuese që kalon në sitën e “Vettingut”. Gjyqtari nuk është i pranishëm në seancë, ndërsa përfaqësohet nga avokati Sokol Hazizaj, përballë trupës gjykuese që përbëhet nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Olsi Komici.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaron se Dizdari ka kryer deklarata të sakta të pasurisë ndër vite si dhe se justifikon pasurinë dhe të ardhurat e tij. Ai ka në pronësi një apartament në Tiranë dhe një në Gjirin e Lalëzit si dhe një tokë në Bathore të blerë në vitin 2009.
Vettingu deri më tani ka rrëzuar tre gjyqtarë kushtetues, Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha, teksa Besnik Imeraj ka dhënë dorëheqjen.
Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha janë rikonfirmuar në detyrë më herët pasi kanë kaluar në testin e vettingut.

Sicred