KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Dixhitalizimi i informacionit turistik, rrit interesin e vizitorëve në Krujë
Krujë, shtohet numri i nxënësve nga Kosova që vizitojnë qytetin historik

Dixhitalizimi i informacionit turistik, rrit interesin e vizitorëve në Krujë

Kruja, një nga qytetet me histori e traditë të lashtë për të treguar, ka çdo vit që vjen me numër të shtuar turistësh që e vizitojnë nga vendi e bota. Vetëm përgjate 8 muajve të këtij viti nr. i tyre rregjistron shifren e 300 000 vizitorëve, aq sa i gjithë viti i shkuar. Përfshirja në hartën dixhitale të atraksioneve kryesore të qytetit, turet virtuale, shërbimet e ofrura nga Bashkia e qytetit, zyra e informacionit turistik Kruja Infopoint ka mundësuar organizim më të mirë të vizitave të cilat përqëndrohen kryesisht në Kalanë e Krujës, Muzeut Kombëtar Gjergj Kastrioti, Muzeut Etnografik, Parku Kombetar i Qafshtamës, Qyteti antik i Albanopolisit etj. Drini Masha, shefi marëdhënieve me publikun në bashkinë e Krujës, vlerëson se i gjithë informacioni i dixhitalizuar tashmë, do të shërbejë në promovimin e mëtejshëm të vlerave turistike të qytetit. Me datë 11 tetor 2017 Bashkia e Krujës dhe Agjensia e Zhvillim Rajonal me mbështetjen e donatorëve si Fondi Shqiptaro-Amerikan për zhvillim, do të sjellin në pazarin e ri të kryeqytetit aktivitetin promovues MOZAIK KRUJA.

Sicred