KRYEFAQJA » LAJME » Çermë, prindërit nuk lejojnë mesimin në klasat kolektive

Çermë, prindërit nuk lejojnë mesimin në klasat kolektive

Në Çermë të Divjakës, prindërit sot nuk kanë lejuar zhvillimin e mësimit. Shkak për këtë është bërë krijimi i klasave kolektive. Ata pretendojnë se bashkimi i klasave cënon cilësinë e procesit mesimor. Ja si reaguan disa prindër kur u pyetën se ç’mendim kanë: “Jo, në asnjë mënyrë. Duhet të vijnë mësuesit e duhur për nxënësit e ndarë sipas klasave normale, në mënyrë që kjo shkollë të eci si duhet.” “Jo sot, as nesër, nuk mund të zhvillohet mësimi në këtë formë. Nuk do t’i sjell më fëmijët në mësim derisa të gjehet zgjidhja e këtij problemi. Do të vazhdojmë protestën deri sa të zgjidhet i gjithë fenomeni. Bashkia se ka problem të sjellë një mësues tepër për një klasë këtu”, shprehen prindërit e nxënësve.

Në shkolleë 9 vjeçare të Çermës, janë gjithsej 130 nxënës, 65 prej të cilëve në ciklin fillor nga klasa e 1 – 6, gjë e cila nuk plotëson kushtet për klasa teke, ndaj nuk ka vend për kundërshti: “Klasat do të bashkohen sepse numri i nxënësve ka rënë. Këto klasa që nuk duan të bashkohen plotësojnë numrin 17 nxënës. Normativa është që të mos këtë më shumë se 24 nxënës, ndërsa në këtë rast shkojnë bashkarisht 17 nxënës.” Në këto kushte, drejtoria e shkollës ka ofruar këte zgjidhje: “Klasa e parë do të fillojë që në mëngjes dhe klasa e katërt do të vijë dy orë me vonesë. Do të bejnë bashkarisht disa lendë, si muzikë dhe edukim fizik, dhe më vete lëndët shkencore. Për këtë i sqaruam edhe prindërit fare mirë.” thonë drejtuesit e shkollës.

Ky është viti i parë që klasat e ciklit fillore të kësaj shkolle, kthehen në klasa kolektive. Ndërsa në të gjithë Shqipërinë, numërohen 3 280 klasa kolektive. Sipas ministres së arsimit dhe Sporteve Lindita Nikolla, po përgatitet një plan i posaçëm studimi për rigrupimin e klasave kolektive dhe reduktimin e tyre në masën 30 përqind.

 

Sicred