KRYEFAQJA » LAJME » Divjakë, plagos me thikë tre persona/arrestohet 40 vjeçari
Lushnje, plagosi tre persona në kërkim agresori

Divjakë, plagos me thikë tre persona/arrestohet 40 vjeçari

Një person ka plagosur me thikë 3 persona mbrëmjen e së shtunës, në një lokal në fshatin Shën e Premte të Divjakës. 40-vjeçari Kujtim Imeri, i cili u arrestua nga policia, ka plagosur për motive të dobëta shtetasit B.G., 67 vjeç, A.G., 21 vjeç dhe D.Gj., 26 vjeç. Sipas policisë, 40-vjeçari është person me preçedentë penalë në fushën e krimeve kundër personit dhe ka qënë i dënuar edhe më parë për plagosje me thikë. Pas agresionit, autori është larguar nga vend ngjarja por është arrestuar nga policia disa orë më vonë. Në raportin e policisë thuhet se Kujtim Imeri ka probleme të ekuilibrit mendor, dhe të njëjtin krim e ka bërë disa vite më parë, kur ka plagosur një tjetër person me thikë.

Sicred