KRYEFAQJA » LAJME » Divjakë, nis dezinsektimi në zonat turistike

Divjakë, nis dezinsektimi në zonat turistike

Ndryshe nga vitet e tjera, dezinsektimi këtë vit në Divjake ka nisur më herët. Ekspertët entomologë të shëndetit publik thonë se fillimi i këtij procesi në këtë periudhë ka rëndësi të madhe. “Ky proçes ka një rëndësi kombëtare duke qenë se mushkonjat përbëjnë faktorët më të rëndësishëm në transmetimin e sëmundjeve infektive përpos faktit që janë ndër insektet më shqetësuese” shprehet eksperti entomolog Elton Rogozi. Nisja e proçesit të dezinsektimit në fillim të sezonit është i një rëndësie të veçante sepse kap fazat e para larvare që kanë çelur si rezultat i vezëve dimërore. Sa më shpejt që të nisë procesi aq më shumë rezultate do kemi” shton ai.
Përpara këtij proçesi , specialistët monitoruan për praninë e larvave të mushkonjës në zonën e pyllit, të plazhit dhe zonën urbane të Divjakës. Dezinsketimi filloi nga lagjet dhe qendra e Divjakës për të vazhduar më tej përgjatë dy anëve të rrugës së plazhit, hyrjes në pyll e deri në fund ku janë vendosur godinat e pushuesve. Paralelisht specialistët po monitorojne Butrintin dhe zonat përreth për të vijuar më pas me dezinsektimin. Ky është viti i pestë i këtij proçesi.

Sicred