KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Divjakë: Fermerët shesin nën kosto
Divjakë, Fermerët, prodhojnë, nën kosto, bio, subvencionet, pakenaqesi

Divjakë: Fermerët shesin nën kosto

Zyrtarisht pohohet se në qarkun Fier, çdo vit rritet sipërfaqja e mbjelle, si në sera ashtu dhe në fushë. Për këtë vit është mbjellë 30 % më shumë sesa vitin e kaluar . Përsa i përket mbjelljes së perimeve në fushë, rezultatet janë më të larta se vitin e kaluar. Por pavarësisht kësaj, fermerët e Divjakës që mbjellin në fusha tregojnë se vazhdojnë të shesin nën kosto: “Duke filluar që nga farërat, çmimet janë shumë të shtrenjta dhe pas subvencionimit. Plehërat po ashtu janë shumë të shtrenjtë” thonë fermerët. Ata flasin disi të revoltuar: “2 mijë lekë që marrim farën e patates ne, nuk të bëjnë krahët të punosh. Unë kam hedhur 3 milion lekë, dhe si përfundim prapë s’fitojme gje? Ne nuk marrim dot paratë tona, nuk marrim dot paratë tona, fare.” Ndërsa zgjidhjen e shohin tek mbështetja me subvencione: “Këtu, edhe pse merremi me të gjithë perimet, ne nuk përfitojmë asgjë nga shteti” thotë një tjetër fermer. Por edhe për këtë vit, ky sugjerim nuk është i realizueshëm, pasi në 6 skemat e miratuara nga Ministria e Bujqësisë, nuk parashikohet subvencionim i perimeve të fushës.

Sicred