KRYEFAQJA » LAJME » Divjakë, eksportet e shalqirit arrijnë 600 ton në ditë

Divjakë, eksportet e shalqirit arrijnë 600 ton në ditë

Për herë të parë fermerët e shalqirit në Divjakë kanë arritur të lidhin kontrata për shitjen e prodhimit. Gjithë sasia e mbjellë këtë sezon, po shkon për eksport. Jo vetëm Ballkani, por edhe vendet europiane kanë rritur kërkesat për prodhimin e famshëm të Divjakës. Në muajin Maj, një kilogram shalqi u tregtua për eksport me 100 -140 lekë, shifra më e lartë e eksportit për këtë produkt gjatë 10 viteve të fundit.

Pikat e grumbullimit janë të vetmet pika që kryejnë eksportet me vendet e Ballkanit dhe Europës. Me këto shtete prodhuesit kanë lidhur kontrata, si rruga e vetme e garantimit të shitjes së prodhimit.

Disa nga vendet eksportuese kërkojnë varietete të caktuara të shalqirit, të cilët arrijnë peshën deri në 8-kg, të tjerët kërkojnë frut me peshë mesatare 4-5 kg.

Divjaka është zona me prodhimin më të lartë të shalqirit në Shqipëri. Këtë vit janë mbjellë 2300 ha tokë, duke llogaritur një prodhim total në sezon prej 84 mijë tonesh. Eksportet brenda një dite nga një pikë e vetme arrijnë 600 ton në ditë.

Sicred