KRYEFAQJA » LAJME » Divjaka e Bysheku të braktisur nga pushuesit

Divjaka e Bysheku të braktisur nga pushuesit

Plazhi i Divjakes është ndër të paktit ku rëra ka ende vlera të larta kurative, dhe njëkohësisht mund të gjesh strehë larg zhurmës. Por kjo nuk mjafton aspak. Mosrealizimi i shërbimeve të mirëmbajtjes, sot ky plazh është krejtësisht i braktisur. Ditëve të javës nuk gjen asnjë frekuentues, dhe në fundjavë ata i numëron me gishtat e dorës: “Shumë pis, shumë pis, duheshin marrë masat më herët. Se kur fillon sezoni i plazhit nuk e dimë, ne e dinim se fillon me datë 1 dhe për furnizimet nëpër dyqane nuk ka asgjë”. Plazhi i Divjakes është shumë i mirë, por pjesa e plehrave të bregdetit krijon probleme faktikisht” u shprehen disa nga frekuentuesit e këtij plazhi. Të njëjten pamje të ofron dhe Pika turistike e Byshekut jo më larg se 4 km nga qendra e qytetit të Elbasanit. Çdo gjë është pushtuar nga bimësia e pakontrolluar e mbetjet, deri dhe ato të ngurta: “ Ka shumë gjëra të pa rregulluara mirë, të pa sistemuara, të pa pastruara dhe komuna duhet të vejë i çik dorë që edhe qytetarët të ngelen të kënaqur. Kërkohet nga ana e bashkisë nga ana e komunës të tregoje i cik më kujdes në drejtim të pastrimit, rregullimit dhe sistemimit të kësaj pike turistike” theksuan qytetarët. Pika turistike e Byshekut e projektuar dhe frekuentuar që para viteve 90-të, ka një sipërfaqe ujore prej 2 mijë metra katrorë dhe rrapa shekullore, por me këtë mosvëmendje duket se nuk do jetë e largët dita, kur do themi, na ishte një herë Bysheku.

Sicred