KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Divjaka, aty ku peshohet çfarë i jep dhe çfarë i kërkon vendit fermeri shqiptar

Divjaka, aty ku peshohet çfarë i jep dhe çfarë i kërkon vendit fermeri shqiptar

Në një ditë të zakonshme me fermerët, grumbulluesit dhe eksportuesit e Divjakës, ke mundësi të mësosh se çfarë i kanë ofruar dhe i ofrojnë fermerët e këtyre anëve konsumatorit vendas dhe të huaj. Ajo të jep mundësi të testosh se sa efektive kanë qënë politikat e hartuara dhe të realizuara në praktikë ndaj këtyre njerëzve nga qeveritë vit pas vitesh.
Gazetari Bardhi Sejdarasi ka realizuar një vëzhgim që evidenton rritjen me rreth 200 për qind të prodhimit dhe eksportit duke filluar nga viti 2012 e në vijim. Por ai ka evidentuar edhe problemet ende të pazgjidhura të fermerëve të zonës, ndonëse premtimet asnjëherë nuk kanë munguar. Ata kujtojnë bursën e parë bujqësore shqiptare, që nuk u realizua kurrë e deri tek çmimet e dakortësuara e ankandet fillestare të produkteve bujqësore, që tani janë bërë si anekdota, që tregohen pas kthimit nga puna e vonë.

Sicred