KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ditë tragjedish ajrore, 3 rrëzime avionesh nëpër botë

Ditë tragjedish ajrore, 3 rrëzime avionesh nëpër botë

Rreth 260 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni ushtarak në veri të Algjerisë. Sipas ministrisë algjeriane të mbrojtjes, incidenti ndodhi pasi mjeti u nis nga një aeroport ushtarak në afërsi të kryeqytetit. Nuk është akoma e qartë se cfarë shkaktoi rrëzimin por shefi i shtabit të ushtrisë algjeriane ka urdhëruar nisjen e një hetimi. Kjo tragjedi ajrore është edhe më e rënda që pas rrëzimit të avionit të Malajzian Airlines MH17, i cili rrëzua në lindje të Ukrainës në korrik të 2014-ës pasi u qëllua me raketë nga një fushë që kontrollohej nga luftëtarët pro rusë.

Ndërkohë, një tjetër avion ushtarak u rrëzua sot në afërsi të qytetit serb të Kovaçiçës, ku një nga dy pilotët në bord të tij ka humbur jetën ndërsa tjetri është plagosur, pasi u përpoqen të shpëtonin me katapultë. Lajmi u konfirmua edhe nga ministria serbe e mbrojtjes. Viktima ishte pilot me eksperiencë pranë Qendrës për testime fluturuese. Autoritetet serbe kanë hapur një hetim për të zbuluar arsyet e rrëzimit të avionit. Ndërkohë, gjashtë persona kanë humbur sot jetën në lindje të Rusisë, pas rrëzimit të një helikopteri në qytetin Kabarovsk. Helikopteri ishte në pronësi të një linje ajrore lokale dhe të gjitha viktimat ishin pjesëtarë të ekuipazhit.

Sicred