KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “DITË  TË MBARË” emisioni më i ri RadioTeleviziv në Radio Tirana 1 dhe Rtsh 2 Hd

“DITË  TË MBARË” emisioni më i ri RadioTeleviziv në Radio Tirana 1 dhe Rtsh 2 Hd

Zërat e dy prej drejtuesve dhe gazetarëve të emisionit “ Ditë të Mbarë” shpesh i keni dëgjuar në mëngjeset që ofron programacioni i Radio Tiranës, por tashmë bashkëngjitur zërit është dhe figura, pasi ky program vjen si një risi e këtij sezoni të rrjetit të RTSH në formatin radio televiziv.

Në kanalin e dytë Rtsh2 Hd, do të keni mundësinë të zgjoheni përmes emisionit “ Ditë të mbarë”, një implementim i programit radiofonik, Radio Tirana 1 me prezantuesit: Oralda Lahe dhe Florian Zyka. Emision muzikor me kërkesa nga publiku dhe kuriozitete, të ftuar në studio dhe lidhje direkte. Trasmetimi fillon në orën 07:00 deri në orën 10:00 duke na përcjellë prej të hënës deri të premten mbulime të zonave të ndryshme të Tiranës dhe panoramën e metropolit. Lokacioni i zgjedhur do të ndryshojë përgjatë ditëve duke u përqëndruar në zona dhe ambjente në proces, duke i treguar publikut nisjen e një dite nga profesione të ndryshme.  Përpos informacioneve të marra gjatë ditës, muzika do të jetë kryefjalë e këtij programi, tashmë të shoqërura dhe me videot përkatëse.

Ndiqni çdo ditë nga e Hëna në të Premte “ Ditë të Mbarë” në Radio Tirana1 dhe Rtsh2 Hd

Ora 07:00-10:00

Sicred