KRYEFAQJA » LAJME » Dita pa makina dhe alternativa e makinës elektrike
Dita pa makina, dhe alternativa, e makinës elektrike

Dita pa makina dhe alternativa e makinës elektrike

Stand up: Sot është dita ndërkombëtare pa makina, që synon të sensibilizojë njerëzit që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve dhe të reduktojnë ndotjen e ajrit. Por dita pa makina nuk do të kishte kuptim nëse do të përdoreshin makina si kjo që unë po ngas. Kjo makinë elektirke nuk ka nevojë për karburant, ajo funksionon përmes një baterie të karikueshme. Për konsumatorët një makinë si kjo do të thotë 10 herë më pak shpenzim dhe për komunitetin, shëndet më të mirë. Imagjinoni Tiranën pa ndotje, jo vetëm pa ajrin e ndotur, por edhe pa ndotjen akustike. Jo larg shqipërise, në rajonin e Ballkanit, Maqedonia po e nxit përdorimin e makinave elektrike përmes mbështetjes financiare dhe lehtësirave të tjera siç është parkimi pa pagesë. Kjo teknologji e re do të testohet edhe në transportin publik të Tiranës. Tirana është një nder qytet me ndotjen më të lartë prej gazrave që çlirojnë makinat me motor me djegie të brendshme, ndërkohë që teknologjia po ofron një zgjidhje.

Sicred