KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dita ndërkombëtare e parandalimit të vetëvrasjeve

Dita ndërkombëtare e parandalimit të vetëvrasjeve

Mesatarisht çdo vit 800 mijë njerëz i japin fund jetës dhe shumë më tepër se kaq tentojnë të vetvriten. Të dhënat zyrtare janë rifreskuar së fundmi në faqen zyrtare të OBSH sipas të cilës, vetvrasjet ndodhin përgjatë gjithë jetës dhe sipas raportit të 2015 ishte shkaku i dytë kryesor i vdekjeve mes të rinjve të grupmoshës nga 15- 29 vjeç. OBSH thekson se vetvrasjet nuk ndodhin vetëm në vendet me të ardhura të larta por është një fenomen  global në të gjitha rajonet e Botës. Në fakt 78% e vetrvasjeve në botë ndodhin në vendet me të ardhura të ulta dhe mesatare ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Konkretisht në vendin tonë vetëvrasjet janë rritur këto 7 vitet e fundit me 25%. Statistika nuk është reference hamendësuese e psikologeve por statistikë zyrtare e Institut të Mjeksisë Ligjore. Sipas të dhënave që TVSH ka sigurar më herët zyrtarisht, çdo javë ky institut kryen autopsinë e dy trupave të vetvrarë, ndërkohë që çdo ditë në urgjencën e QSUT kërkojnë ndihmë mjeksore tre individe që kanë tentuar ti japin fund jetës. Viti i kaluar u mbyll me 89 të vetvrarë ndërkohë që edhe këtë vit trendi vijon të mbetet i njëjtë.

Por cilat janë sipas OBSH vendet më të rrezikuara për vetvrasje?

E ndërsa lidhja mes vetrasjeve dhe çrregullimeve mendore (veçanërisht depresionit dhe çrregullimeve të përdoruesve të alkolit) është e konsoliduar tashmë në vendet me të ardhura të larta, shumë vevrasje ndodhin menjëherë në momente krizash për shkak të mungesës së aftësisë për të përballuar streset e jetës siç janë problemet financiare, prishjet e mardhënieve në çift apo dhimbjet dhe semundjet kronike. Vetëvrasjet janë më të shpeshta mes grupeve vulnerabël, siç janë refugjatët, emigrantët, lesbiket, biseksualtet, personat gey ata transgjinor dhe të burgosurit. 30% e vetëvrasjeve shkaktohen nga vethelmimi me pesticide ku pjesa dërrmuese ndodhin në zonat rurale dhe ato bujqësore. Metoda të tjera shumë të zakonshme janë varjet dhe ato me armë zjarri.