KRYEFAQJA » LAJME » “Dita Kombëtare e Jetimëve”, presidenti Meta takohet me fëmijë dhe të rinj jetimë
“Dita Kombëtare e Jetimëve”, presidenti Meta takohet me fëmijë dhe të rinj jetimë

“Dita Kombëtare e Jetimëve”, presidenti Meta takohet me fëmijë dhe të rinj jetimë

20 maji  “Dita Kombëtare e Jetimëve” e ka shtyrë presidentin Ilir Meta, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, organizoi një pritje me fëmijë dhe të rinj jetimë. Presidenti Meta zhvilloi një bisedë të ngrohtë me fëmijët dhe të rinjtë e pranishëm. “Që kur kam marrë detyrën si President i Republikës e kam bërë të qartë që kujdesi ndaj fëmijëve jetimë do të jetë prioritar. Ju me të drejtë keni sjellë me vete edhe sloganin ‘Shqipëria pa jetimë edhe më pranë BE-së’. Besoj që kjo është një gjetje shumë domethënëse dhe e mençur” tha ai.

“Ne në fakt kemi qenë një komb jetim për një kohë të gjatë derisa kemi gjetur veten dhe besoj se tani nuk jemi një komb i tillë, jemi një komb shumë më i sigurt për të ardhmen e tij. Jemi anëtarë në NATO, jemi pranë Bashkimit Evropian dhe shpresojmë të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian” tha presidenti.

Duke ju kthyer “Ditës së jetimëve” zoti Meta tha se “Puna që është bërë gjatë këtyre viteve në mbështetjen dhe përkrahjen e fëmijëve jetimë ka qenë një punë e mirë, me përkushtim, me modele shumë pozitive, të cilat tregojnë që ne jemi një shoqëri që po merr gjithnjë e më shumë përgjegjësi sociale por që ka ende nevojë ta forcojë këtë dimension social dhe njerëzor”. “Sigurisht, që duhet të marrim më shumë përgjegjësi për të krijuar një ambient më të sigurtë, më frymëzues e më angazhues për të rinjtë e për fëmijët që ëndrrat e tyre t’i shohin të realizueshme pikërisht në këtë mjedis” shtoi ai.

“Unë jam pranë jush për çdo aktivitet, për çdo mbështetje, për çdo promovim, për çdo ndërgjegjësim me çdo institucion shtetëror apo vendor për gjithçka që ju të keni nevojë. Më konsideroni edhe mua pjesë e familjes suaj, që është një familje më e madhe dhe më e fortë se familjet e zakonshme”, – u shpreh Presidenti Meta.

Para Mbrapa
Para Mbrapa
Sicred