KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Dita e Verës”, festë tipike shqiptare

“Dita e Verës”, festë tipike shqiptare

Më 14 mars gjithë Shqipëria feston “Ditën e verës” këtë festë të lashtë parafetare. Por qyteti i Elbasanit është epiqendra e kremtës së moçme pagane. Ky qytet identifikohet me këtë festë popullore, ku organizohen karnevale, panaire dhe veprimtari të ndryshme kulturore, si dhe gatimi i ballokumes, një ëmbëlsirë e veçantë në traditën kulinare shqiptare.
Atmosfera në Elbasan, është vërtetë mbresëlënëse. Ai mbipopullohet nga vizitorë të shumtë duke u kthyer në një vend pelegrinazhi. Atmosfera e festës ndihet dhe në qytete të tjera, ku janë shënuar dhjetëra veprimtari. Koncerte, ekspozita, stenda dhe panaire kanë grumbulluar në bulevardet dhe sheshet e qyteteve te ndryshme ne vend shume qytetare.
“Dita e Verës” ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të ilireve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”). “Dita e Verës” ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.

Sicred