KRYEFAQJA » LAJME » “Dita e Rinisë” përkujtohet me protesta

“Dita e Rinisë” përkujtohet me protesta

Sot është 8 Dhjetori, Dita e Rinisë në Shqipëri. Ajo përkujtohet si një nga ditët më të shënuara të historisë moderne të Shqipërisë. 28 vjet më parë, studentët e universiteteve shqiptare u ngritën në protesta kundër regjimit diktatorial komunist duke shënuar edhe fillimin e rënies së tij dhe vendosjen e pluralizmit politik.
Ndërsa pritet të përkujtohet kjo ditë, sërish studentët shqiptarë janë ngritur në protesta për përmirësimin e kushteve të studimit dhe jetesës.
Thirrjes së kryeministrit Rama për bisedime, studentët i janë përgjigjur negativisht. Më parë qeveria ka tërhequr një vendim të saj për pagesat e provimeve të prapambetur.
Presidenti shqiptar Ilir Meta duke përkujtuar 8 Dhjetorin e vitit 1990 u ka shprehur mirënjohje “të gjithë studentëve, të rejave e të rinjve, të cilët 28 vite më parë vërshuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës, me thirrjen që kumbonte nga gjokset e tyre rinore “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe “Liri-Demokraci”, për të shndërruar 8 Dhjetorin në Ditën e tyre, Ditën e Rinisë, Ditën e Lirisë, Ditën e Europës”. Por zoti  Meta shkruan se “Jehona e thirrjeve “Liri-Demokraci” dhe e “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” të 8 dhjetorit 1990 është ende një aspiratë, jo plotësisht e realizuar”. “Inkurajoj dhe mbështes rininë e sotme, veçanërisht studentët, të cilët me shpirtin e tyre të lirë, energjinë, guximin e kurajon e pashembullt të marrin aktivisht pjesë në proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë të tyre në Shqipëri” shkruan presidenti Meta.
Nga ana e e tij “Bashkimi Kombëtar Studentor” një organizëm që po udhëheq protestën nuk ka pranuar ndërhyrjen e politikës, madje e ka shpallur si zonë të ndaluar sheshin para kryeministrisë ku do të protestojë. Por ata kanë shtuar thirrjet drejtuar studentëve , maturantëve dhe prindërve tyre  tu bashkohen për të kërkuar me ngulm plotësimin e kërkesave.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com