KRYEFAQJA » LAJME » Dita e Rinisë, FRPD proteston; “Rama, rinia nuk të do më!
Dita e Rinisë, FRPD proteston; "Rama, rinia nuk të do më!

Dita e Rinisë, FRPD proteston; “Rama, rinia nuk të do më!

Të rinjtë e Forumit Rinor të PD, partia më e madhe e opozitës në Shqipëri, e kanë përkujtuar 8 dhjetorin 1990, Ditën e Rinisë me protesta. Ata kanë zgjedhur të protestojnë para dikastereve më të sulmuar nga opozita si ministrisë së shëndetësisë, ministrisë së arsimit, asaj të brendshme, por edhe para Bashkisë së Tiranës. Me paruallat e dhjetorit 1990 “Liri demokraci”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” të rinjtë e FRPD kërkuan dorëheqjen e ministrave të akuzuar nga opozita për korrupsion. Para selisë së kryeministrisë të rinjtë e FRPD hodhën qese me plehra e pako false hashashi, dhe kërkun dorëheqjen e kryeministrit Rama. Kreu i këtij forumi Belind Këlliçi, shprehu bindjen se “Përpara me Lulzim Bashën do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”. “Rama, rinia nuk të do më! Ti je e shkuara ne jemi e ardhmja” tha Këlliçi.

Sicred