KRYEFAQJA » LAJME » Dita e parë e shkollës në Tiranë

Dita e parë e shkollës në Tiranë

Pushimet verore kaluan shpejt dhe shkolla nisi përsëri për 495 mijë nxënës që i janë drejtuar sot bankave të institucioneve arsimore në të gjithë vendin. Duket se çdo gjë ka nisur normalisht ashtu siç ndodh në çdo fillim viti shkollor, nxënësit janë takuar me mësuesit dhe bashkëmoshatarët e tyre si dhe janë njohur me planin mësimor që do ti udhëheq gjatë gjithë vitit. Ndërsa me të vegjëlit me buqeta me lule i janë drejtuar sot shkollës të pandërgjegjshëm që kanë nisur një rrugë të rëndësishme atë të dijes. Shoqërohen nga prindërit të cilët nuk hezitojnë të fiksojnë këto momente me foto të shumta që kjo ditë e veçantë të jetë pjesë e albumit të kujtimeve. Por ashtu si çdo vit nuk munguan edhe sot ata fëmijë që e patën të vështirë ndarjen me prindërit. Ndërsa mësuesja e kësaj klase prej vitesh përjeton emocionet e fëmijve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. “Unë lashë klasën e katërt ktë vit, sigurisht fëmijët janë më të rritur dhe kur i pashë sot kto fëmijët e klasës së parë mu duken shumë të vegjël. Por të ngjallin shumë emocion, nuk diskutohet. Janë të vegjël, janë të pafajshëm, dikush qan emocionohet, secili ka natyrën e tij kështu që duhet ti shkosh kokë më kokë që secili të ndihet mirë me shokët e rinj, me mësuesen e re, me klasën. Shumë bukur është të punosh me nxënësit e klasës së parë”. Ndërtimi i tre shkollave të reja në kryeqytet ka bërë që numri i institucioneve arsimore që ofrojnë mësim me dy turne këtë vit të reduktuhet. Në Tiranë janë 2 shkolla të mesme dhe 35 shkolla 9 vjeçare që do zhvillojnë mësimin me 2 turne.

Sicred