KRYEFAQJA » LAJME » Dita e mësuesit, Rama premton rritje rrogash, opozita : Jeni të vonuar!

Dita e mësuesit, Rama premton rritje rrogash, opozita : Jeni të vonuar!

Edhe këtë 7 mars mësuesit janë në qendër të vëmendjes të politikës. Me mirënjohje dhe respekt kryeministri Edi Rama, vlerësoi kontributin e përditshëm cfilitës të tyre në rrugën e dijes. Por zoti Rama nuk e kurseu dhe ndjesën, për atë që politika ofron si model, përkundër arsimit. “Besoj se është e tepërt që unë sot t’ju kërkoj ndjesë të gjithëve ju dhe të gjithë mësuesve të Shqipërisë, ndjesë të thellë dhe të vërtetë për faktin që unë dhe rraca ime e politikanëve, sidomos e atyre që çdo të enjte zhvillojnë mësim në kuvendin e Shqipërisë, nuk ju ndihmojmë aspak në kryerjen e misionit tuaj thelbësor që është jo vetëm të përgatisni njerëz të ditur, por të edukoni qytetarë të mirë” tha zoti Rama në një takim në selinë e qeverisë me mësues të njohur.

Kryeministri shpërndau medalje mirënjohjeje për disa prej mësuesve të dalluar në vend dhe gjeti rastin të premtonte rritje pagash për ta. “Kjo patjetër që duhet të shoqërohet dhe do të shoqërohet me mbështetje për të rritur më tej rrogat e mësuesve” tha zoti Rama.

Ndërsa ministrja e arsimit Lindita Nikolla, që vjen nga rradhët e arsimtarëve, dukshëm e emocionuar, vlerësoi kontributin e tyre. “Faleminderit dhe gëzuar 7 marsin. Sa të jem në detyrë nuk do të rresht për tu takuar me ju e për t’ju pyetur: Ku po gaboj? Ju do më ndihmoni duke më thënë të vërtetën sepse ju jeni siguria, ju jeni suksesi” tha zonja Nikolla.
Një mesazh të dedikuar për mësuesen e tij në Liceun Artistik “Jordan Misja” kryeministri përcolli në mbyllje të takimit me arsimitarët. “Jo vetëm artistët nuk dalin në pension, por edhe mësuesit nuk dalin në pension” tha ai.

Por përkundër qeverisë së majtë, opozita e djathtë mendon krejt ndryshe. Nëpërmjet deputetit Luçiano Boçi, PD vlerëson se arsimi është në një situatë aspak të favorshme. “Rama dhe Nikolla duhet t’u përgjigjen mësuesve dhe pedagogëve, për pagat mjerane me të cilat dhe për shkatërrimin e universiteteve publike” tha zoti Boçi. “Arsimi rimëkëmbet duke investuar, duke rritur pagat e mësuesve dhe pedagogëve, duke siguruar tarifa të përballueshme për studentët dhe treg pune për të rinjtë. Sëbashku ne do ta arrime këtë gje” tha deputeti i PD Luçiano Boçi.

Sicred