KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dita e dytë e Lojrave Aziatike

Dita e dytë e Lojrave Aziatike

Rikako Ikee u ka dhuruar një natë të artë notarëve japonezë, pas dëbimit të katër lojtarëve të basketbollit për skandalin me prostitutat, që tronditi ekipin japonez në Lojrat Aziatike. Ike, 18 vjeç, fitoi në 100m stil i lirë dhe 50m flutur. Kanako Watanabe për femra, mori medalje në 200m, ndërsa për meshkuj në stafetën 4×200 fituese doli Japonia duke lënë pas Kinën. Sun, kampioni i frikshëm trefishtë i Kinës olimpike, fitoi titullin në 800 m stil i lirë, por Japonia është në luftë të ashpër me rivalët e tyre aziatikë duke marrë katër medalje ari.
Futbollisti i Tottenham, Son Heung-min shënoi golin e vetëm për Korenë e Jugut në fitoren 1-0 ndaj Kirgistanin. Koreja e Jugut kalon kështu në 1/16 e finaleve. Futbollistit korean i duhet një medalje ari, për të mos kryer shërbimin ushtarak të detyrueshëm 21-mujor në vendin e tij.
Indonezia pati një sukses të dyfishtë në garën e ngjitjes në mal me biçikletë, pasi fitues u shpallën Tiara Andini Prastika dhe Khoiful Mukhib.
Yang Haoran i Kinës dhe Zhao Ruozhu u kurorëzuan kampionët në qitjen në distancën deri në 10 metra për meshkuj dhe femra.
Koreja e Veriut fitoi dy medaljet e para të Lojërave kur ish kampioni olimpik Om Yun Chol ngriti 287 kg në peshën 56 kg dhe Ri Song Gum fitoi në peshën 48 kg për femra.
Lin Chaopan fitoi titullin në gjimnastikë për meshkuj duke bërë që Kina ta çojë në 15 numrin e medaljeve të arta në fund të ditës së dytë, të Lojërave Aziatike, duke lënë pas Japoninë me tetë dhe Korenë e Jugut me 5.

Sicred